Secondary Adv

Cmimet e hoteleve ne vendet e Rajonit: Shqiperia po aq e shtrenjte sa Kroacia

Share on Google+

Çmimet e hoteleve në Shqipëri kanë arritur në një nivel me Kroacinë dhe vlerësohen më të shtrenjta se çmimet në vendet si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Turqia dhe Serbia.

 

Në Shqipëri çmimi mesatar për një natë qëndrimi në një strukturë akomoduese për vitin 2020 vlerësohet të jetë 57 euro, sipas të dhënave të mbledhura nga Airbnb. Çmimet e strukturave akomoduese në Shqipëri vlerësohen të jenë po aq të shtrenjta sa në Kroaci, duke tejkaluar kështu nivelin mesatar të çmimeve të vendeve të rajonit. Çmimet më të lira në Europë për strukturat akomoduese për vitin 2020 janë në Maqedoninë e Veriut, ku sipas Airbnb për një natë qëndrimi një turist paguan mesatarisht 40 euro. Po ashtu çmimet janë më të ulëta edhe në Malin e Zi, ku mesatarisht për një natë qëndrimi paguan 45 euro. Në Turqi dhe Serbi, sipas Airbnb çmimet janë në nivelin e 52 eurove. Në rajon Bosnja dhe Hercegovina mban rekordin si vendi më i shtrenjtë, ku një natë qëndrimi kushton mesatarisht 80 euro.  

 

Vendet më të shtrenjta të Europës 

Sipas të dhënave të Airbnb për vitin 2020 vendndodhjet më të shtrenjta janë Monako dhe Mbretëria e Bashkuar, ku një turist duhet të paguajë për qëndrimin vetëm një natë përkatësisht 349 euro dhe 222 euro. Ndërsa në vend të tretë renditet Andora me çmim mestar 184 euro/natë. Në krye të klasifikimit qëndrojnë kryeqytetet më të zhvilluara të Europës si: Amsterdami dhe Stokholmi me një çmim prej 180 euro, Roma me një çmim prej 171 euro/ natë, Parisi me 169 euro në një natë, Brukseli me 128 euro, Berlini 114 euro, Lisbona 86 euro. Në kryeqytetin e vendit fqinj Greqisë, Athinë, një natë qëndrimi në hotel për vitin 2020 është 70 euro./Burimi: Monitor.al 


Më të lexuarat