Secondary Adv

Vijon riparimi i pallateve ne Durres- Rama: Nevojiten punetore nga jashte

Share on Google+

Në zonën e plazhit në Durrës vazhdon faza e parë e rindërtimit në 1859 apartamente, në godinat e pabanueshme ku nevojiten vetëm meremetime të thella.

 

Ndërkohë vazhdojnë miratimet e lejeve për këtë kategori godinash, bazuar në projekte të përputhura rigorozisht me standardet ligjore dhe europiane të ndërtimit. Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet që po kryhen në një nga pallatet në zonën e plazhit. “Riparimet janë bërë me standarde, kjo ka rëndësi”, tha Rama. Përsa i përket mungesës së punëtorëve, Kryeministri Rama tha se “ky është problemi kryesor që e ka gjithë Shqipëria se duam punë, punë dhe duan punë shteti, por edhe kur u thua hajde të kualifikohen jo të gjithë janë pro. Megjithatë ne e kemi kaluar ligjin tani për ta lehtësuar sjelljen e gjithë punëtorëve nga jashtë sado absurde mund të duket, ky është fakti. Nuk është vetëm tek ne ky problem, por edhe në rajon. 

 

Kreu i qeverisë tha se “e kaluam ligjin që rindërtimin ta kemi pa probleme fuqie punëtore dhe ti sjellim nga jashtë. Çështja e punëtorëve duhet zgjidhur me urgjencë duhen kombinuar punëtorët e bashkisë me të huaj”. “Për pak ditë ne do shpallim procedurën ndërkombëtare për banesat individuale, po vazhdojmë me planet dhe fillojmë më pas edhe me godinat”- tha Rama. Kryetari i bashkisë së Durrësit, Zhuljen Varfaj, tha se “po punohet në dy fronte edhe në fasadën e jashtme edhe në ambientet e brendshme të godinës”. Zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda, tha se “ky pallat është klasifikuar si dëmtim mesatar dhe po punohet për riparimin e tij dhe shpresoj të mbyllet para afatit”./Burimi: ata


Më të lexuarat