Secondary Adv

Miratohet projekti per Kalane e Prezes: Nis se shpejti restaurimi i saj

Share on Google+

Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale ka miratuar projektin e restaurimit të Kalasë së Prezës në kushte të emergjencës, pas tërmetit të 26 nëntorit.

 

Projekti i hartuar nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore parashikon ndërhyrje konservuese dhe restauruese në elementët konstruktivë të kullës së sahatit në kala. Kalaja e Prezës është ndërtuar mbi një shkëmb i cili zgjatet duke u ulur në drejtim të veri-jugut. Ana lindore e kalasë është e mbrojtur nga vetë terreni, kurse ana perëndimore përbën një territor të sheshtë, prandaj dhe fortifikimi është përqendruar pikërisht në këtë pjesë e cila përforcohet nëpër qoshe me katër kulla që kanë planimetri rrethore. Kalaja e Prezës është një kala tipike mesjetare. 

 

Lulëzimin më të madh e ka pasur në shekullin XV, por të dhëna të ndryshme i kanë shtyrë të mendojnë specialistët, se duhet të jetë ndërtuar që andej nga shekulli XIII – XIV. Kalaja ka planimetri katërkëndore me brinjë 80 x 50 m. Kalaja e Prezës u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntori 2019 e cila do t’i nënshtrohet rikonstruksionit pas miratimit të projektit për Rindërtim në fazë emergjente. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore mirëpret çdo bashkëpunim dhe mbështetje që kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore./Burimi: ata


Më të lexuarat