Secondary Adv

Ankesa te shumta per faturat e energjise: Po faturohen shtepi te pabanueshme

Share on Google+

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po faturon edhe familjet, shtëpitë e të cilëve janë shpallur të pabanueshme pas tërmetit të 26 nëntorit. 

 

Shqetësimi është ngritur nga institucioni  i Avokatit të Popullit, duke theksuar se pranë tij kanë mbërritur ankesa në këtë drejtim. Administratori i Furnizuesit të Shërbimit Universal, Elton Sevrani tha se mund të ketë raste të veçanta, por iu kërkoi qytetarëve të bëjnë ankesë, me qëllim zgjidhjen. Sipas institucionit të Avokatit të Popullit pranë këtij dikasteri kanë mbërritur edhe ankesa për mbi-faturim. Sipas të dhënave të publikuara numri I ankesave nga ana e abonentëve u regjistrua në 36 513 apo 7.5% më pak se viti 2018. Ndërkohë që, më herët kompania e ka konsideruar të ulët numrin e ankesave në raport me numrin e faturave që lëshohen çdo muaj./Burimi: Scan


Më të lexuarat