Secondary Adv

Qeveria ka gati modelet e banesave-Ahmetaj: Ja kur hapet tenderi per ndertimin e tyre

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj zbulon se qeveria tashmë ka vendosur për modelet e banesave që do të ndërtohen. 

 

“Modeli eshte nje teknologji shume e avancuar me 3 tipologji, me 1 +1, 1+2 dhoma, 1+3 dhoma me standarte shume te larta dhe me cmime referente ate qe ne kemi per entin kombetar te banesave qe I referohet ndertimit te banesave sociale, pra me nje cmim goxha te ulet besoj qe deri ne fillim te javes tjeter te dyja njesite zbatuese qe eshte Fondi Shqiptar I Zhvillimit per të gjithe territorin dhe Bashkia e Tiranes per territorin e vet te hapim prokurimet nderkombetare per ndertimin e ketyre shtepive. Jane mbi 3 mije deri ne 4 mije shtepi, por gjithsesi sic I referohemi ne kjo eshte pune ne progres e siper.”- thotë Ahmetaj. 

 

Ahmetaj përjashton çdo mundësi që me lekët e donatorëve të blihen banesa nga stoku I apartamenteve të pashitura në Tiranë apo zonat e goditura nga tërmeti. “Jo nuk do te blihet asgje nga stoku. Mund te ishte nevoja per familjet qe kane humbur familjaret, por jo ne parim praktikisht do te rindertohen.”- thotë Ahmetaj. Qeveria ka qartësuar edhe mënyrën sesi do kanalizohen fondet e rindërtimit, por është e ndërgjegjshme që thithja e të gjitha parave do të shtrihen në kohë. 

 

“Ka dy menyra sesi ata I levrojne fondet, nje menyre eshte drejtpersedrejti me buxhetin e shtetit dhe nje menyre eshte le te themi intitucioneve te tyre te agjencice te zhvillimit te tyre si ne rastine Gjermanise qe do te perdori banken e tyre te zhvillimit dhe institucionin e tyre te zhvillimit qe ka vite e vite qe punon ne shqiperi. Un mendoj qe do te duhen rreth 1 vit e gjysem deri ne 2 vjet qe te gjithe grantet e kredite te strukturohen dhe te fillojne levrimin e tyre ne funksion te programit te rindertimit.”- thotë Ahmetaj. Procedura që do të ndiqet për të kryer këto investime siopas ministrit është ajjo standarde. 

 

“Eshte prokurimi publik i hapur drejtpersedrejti ne cdo rast, pra nuk eshte se do kete marreveshje midis nje biznesi, jo eshte prokurim I hapur nderkombetar me dy faza : faza e pare eshte faza e kualifikimit te kompanive ajo qe ne gjuhen teknike njihet si kuader dhe pastaj eshte ofrimi I punes ne baze te ofertave qe kane kompanite qe kane ne perberje te ofertes cilesine, pra standartet kane cmimin, kane dhe kohen midis te tjerave, pra keto jane 3 standarte kryesore pra cilesia e ndertimit ku futen materialet, antisizmizmi, pastaj kem I cmimin patjeter dhe kohen.”- thotë Ahmetaj./Burimi: Lexo.al


Më të lexuarat