Secondary Adv

Projekt per rikonstruksionin e aksit Perlat–Kurbnesh–Krej Lure: FSHZH hap tender

FSHZH hap tender për rishikimin e projektit ekzistues për rikonstruksionin e aksit Perlat –Kurbnesh–Krej Lurë dhe projektim për segmentin Krej Lurë–Fushë Lurë.  

 

Fondi limit është 19 milionë e 597 mijë lekë dhe afati I mbylljes së ofertave është data17 mars 2020. Aksi rrugor Perlat i Epërm– Kurbnesh- Krej Lurë-Fushë Lurë ka gjatësi totale 39,5 Kilometra. Rruga është e pa asfaltuar, me shtresa material i thyer guror dhe kalldremi. Gjerësia e trupit të rrugës varion nga 3.5-5.0 m. Rruga zhvillohet në një terren kodrinor-malor me pjerrësi relativisht të mëdha që variojnë nga 3-12% dhe zhvillohet në formacione të forta dhe të qendrueshme shkëmbore. Segmenti rrugor shoqërohet gjatë gjithë gjatësisë së tij me vepra arti të vogla dhe mesatare (tombino, mure, ura, etj.) me dëmtime pjesore.

 

Objektivi kryesor i projektit: “Rikonstruksioni i rrugës Perlati Epërm – Kurbnesh- Fushë Lurë” është përmirësimi i aksesit të turistëve dhe vizitorëve drejt potencialeve turistike natyrore e kulturore te zonës, duke ofruar një mundësi për zhvillimin ekonomik të komuniteteve lokale dhe terë rajonit. Projekti i rikonstruksionit do të synojë të përmirësojë qarkullimin dhe sigurinë rrugore duke ruajtur gjurmën ekzistuese të rrugës./Burimi: SCAN


Më të lexuarat