Secondary Adv

Vjen lajmi i mire: BE jep driten e gjelber per hapjen e negociatave me Shqiperine

Share on Google+

Këshilli i Ministrave të BE, vendosi në një video-konferencë të zhvilluar sot që të japë dritën e gjelbër për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Lajmin e bëri të ditur ministri gjerman i Evropës, Michael Roth, përmes twitter-it, i cili e cilëson këtë vendim të BE si një lajm të mirë në këto kohë të zymta të COVID-19. “Lajm i mirë në këto kohë të zymta: më në fund drita jeshile në video-konferencën e sotme të Këshillit të Ministrave për Evropën për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE me miqtë tanë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Fitore për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor. Urime Tiranës dhe Shkupit”, ka shkruar në twitter ministri gjerman i Evropës./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat