Secondary Adv

Mbledhja e qeverise: Nga taksat dhe sigurimet deri te pensionet, 13 vendimet e marra

Share on Google+

Në mbledhjen e qeverisë u diskutuan një serë pikash dhe u dhanë një serë përgjigjesh lidhur me zhvillimet dhe problematikat kryesore të periudhës së emergjencës.

 

Por cilat ishin pikat kryesore që u diskutuan në qeveri dhe çfarë u vendos.  

Më poshtë një përmbledhje e thjeshtuar:

-Bonusi i qerave në Durrës për të dëmtuarit nga tërmeti është 1 miliardë lekë dhe do të zhbllokohet problemi i vënies së këtij fondi në dispozicion.

-FSHZH ka mbyllur tenderin për banesat individuale. Bashkia e Tiranës duhet të rihapë garën sepse kompanitë nuk kanë sjellë dokumentacionin e duhur.

 

-Kopshtet private dhe pagat e edukatorëve do të përfshihen automatikisht në paketën e ndihmës. Pagesat parashikohen të bëhen në fillim të muajit prill.

-Indeksimi i pensioneve do të bëhet në javën e parë të muajit prill. Fondi në dispozicion është 2.5 miliardë lekë.

-Shtyhet deri në korrik 2020 afati i bilanceve në mënyrë që të dorëzohen sëbashku me ato elektronike në QKB. Tatimet dhe sigurimet nuk shtyhen. Deklarimi i tatimfitimit dhe i sigurimeve nuk shtyhet.

-Pagesat e faturave të dritave duhet të bëhen patjetër. Janë falur vetëm kamatë vonesat.

 

-Policia e Shtetit dhe Ushtria do të kthejnë pas në banesë çdo të moshuar që shohin duke ecur në rrugë.

-Do të gjobiten të gjithë ata që shihen duke ecur në grup ose dyshe, pa respektuar disancën e sigurisë. Veç gjobës, do t’u bllokohet edhe makina nëse kanë një të tillë

-Sistemi i ndihmës sociale (ushqime, pensione,ilaçe e  ndihmë ekonomike) do t’u ofrohet 600 mijë pensonave në nevojë. Përfitojnë ata që u është dëmtuar banesa nga tërmeti, pensionistët, personat me aftësi të kufizuara dhe ata që jetojnë vetëm me ndihmën sociale.

 

-Janë 600 të burgosur që do  të përfitojnë kalimin në shtëpi të periudhës së emergjencës, nëse plotësojnë kushtet. Ata janë të detyruar që të mos dalin nga banesa. Duhet që dy herë në ditë të komunikojnë me Policinë e Burgjeve dhe një herë me Policinë e Shtetit. Po ashtu, ata do t’i nënshtrohen kontrolleve periodike në banesë.

-Është siguruar linja preferenciale me Turqinë për të siguruar mallrat mjekësore të nevojshme për përballjen me COVID-19. Është siguruar dërgesa e parë me materiale

 

-Do të hapet një spital i ri, i katërt për trajtimin e pacientëve me COVID-19. Spitali do të ketë në fokus trajtimin e atyre që kanë simptoma e kanë nevojë për kujdes të lehtë shëndetësor. Ndërkohë, në funksion janë Spitali Infektiv në Tiranë, Sanatoriumi dhe spitalet private që janë në gatishmëri.

-Pritshmëritë janë që këtë javë të rritet kurba e të prekurve. Deri më tani rritja është në nivelet që sistemi shëndetësor shqiptar të mund ta përballojë./Burimi: SCAN


Më të lexuarat