Secondary Adv

Biznesi i vogel dhe i mesem i pakenaqur me paketen: 12 kerkesa per qeverine

Share on Google+

Edhe pse qeveria ka miratuar një paketë ndihme për biznesin e vogël, Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, i është drejtuar me një kërkesë me 12 pika. 

 

Edhe pse qeveria ka miratuar një paketë ndihme për biznesin e vogël ku u është shtyrë mbyllja e bilancit në korrik, përjashtimi nga taksat vendore dhe punonjësit e mbetur në shtëpi do të paguhen, Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm e Shqipërisë, iu është drejtuar me një kërkesë me 12 pika, ku ndër të tjerat kërkojnë shlyerjen e pagesave, gjobave dhe detyrimeve fiskale nga qeveria. Gjithashtu në kërkesën e biznesit të vogël dhe të mesëm të paguhen detyrimet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, të hiqet çdo lloj takse dhe tarife e Pushtetit Lokal, të shtyhen pagesat e energjisë elektrike dhe ujit.     

 

Kërkesa e shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm: 

Drejtuar Qeverisë dhe Kryeministrit deri në mbylljen e Pandemisë COV 19.

1- Qeveria të shohë sektor pas sektori mundësinë e veprimtarisë ekonomike.

2- Qeveria duhet të shlyej pagesat, gjobat dhe detyrimet fiskale të bisnesit ndaj qeverisë.

3- Të paguhet pagesa e plotë e punonjësve.

4- Të paguhen detyrimet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

 

5- Të hiqet çdo lloj takse dhe tarife e Pushtetit Lokal.

6- Të shtyhen pagesat e energjisë elektrike dhe ujit.

7- Biznesi të përjashtohet nga taksa e pronës deri në përfundimin e gjendjes së emergjencës natyrore.

8- Të kompensohet e plotë pagesa e qirasë dhe tatimit në burim e qiradhënësit.

9- Të shtyhet për një periudhë të caktuar deklarimi i bilanceve.

 

10- Të kreditohet biznesi me Garanci të Qeverisë me fitime 1-3 %.

11- Banka e Shqipërisë të injektojë likuiditet në treg për të ulur efektin e krizës.

12. Këto masa të merren urgjent nga Qeveria dhe Pushteti Lokal.

Çdo vonese e mos realizimit të kërkesave tona do të jetë me kosto të pa llogaritur për biznesin por edhe për ekonominë shqiptare. 

Bordi Drejtues i Shoqatës të Biznesit të Vogël dhe të Mesëm i Shqipërisë./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat