Secondary Adv

Financat nxjerrin projeksionet: Ja sa te papune mund te shkaktoje kriza e COVID 19

Share on Google+

Ministrja e Financave Anila Denaj foli edhe për projeksionet në lidhje me numrin e të papunëve që do ketë si pasojë e krizës së shkaktuar nga COVID 19. 

 

Ajo tha se masat e marra janë pikërisht që ky numër të jetë më i ulët se sa parashikohet. “Projeksionet flasin për numër të lartë por me masat që po nxjerrim, nëse përdoret garancia fianciare, nëse po ndahet paga e luftës, nëse bizneset ridimensionojnë marrëdhënët me punën, numri i të papunëve do të jetë më i vogël nga ajo që përllogaritim. Sot që flasim nuk ka largime nga puna, ne po flasim për stimuj që të mos arrijmë tek largimet”,- tha Denaj. Por a ndërhyn qeveria në rast se një punëtor pushohet nga puna? Ministrja denaj sqaroi se: “Janë palët që flasin, ne nuk futemi në këtë marrëdhënie. Ne adresojmë me fondin e papunësisë cdo person që është i papunë, pra që është gjysma e pagës minimale”,- shtoi ajo./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat