Secondary Adv

Prezantohet plani i rindertimit te Bubqit: Ja kur nis puna per ndertimin e banesave

Share on Google+

Bubqi me 20 qershor do të jetë një kantier ndërtimi, ku do të nisë puna për ndërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

 

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe ministri i përgjegjës për tërmetin, Arben Ahmetaj prezantoi planin, ku bëri me dije se do të ketë shërbimet publike, zona tregtare, shkolla e re, parku i ri dhe ndërtesat e reja të banimit. Në këtë plan janë përfshirë 45 banesa kolektive, për banorët që mbetën në qiell të hapur nga ajo lëkundje tragjike. Aty ku tërmeti i 26 nëntorit goditi fortë dhe në fundqershor - fillimkorrik çelet kantieri i rindërtimit, me një plan të ri zhvillimi për një qendër administrative e komunitare, ku shërbimet publike, zona tregtare, shkolla e re, parku i ri dhe ndërtesat e reja të banimit, do të bëjnë realitet ambicien tonë për ta kthyer krizën e shkaktuar nga tërmeti, në mundësinë e madhe të një ndryshimi rrënjësor në jetën e njërëzve", shkruan Rama./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat