Secondary Adv

Bie konsumi i energjise ne tre muajt e pare te 2020: Shkaqet kryesore sipas INSTAT

Share on Google+

Konsumi total i energjisë për tre muajt e parë të vitit shënoi rënie prej 1.5%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndikuar nga tkurrja e aktiviteteve të bizneseve.

 

Sipas të dhënave të INSTAT, rënia u udhëhoq tërësisht nga tkurrja e konsumit të bizneseve, që ra me 7% për tremujorin, teksa shumë ndërmarrje prodhuese reduktuan apo mbyllën aktivitetin në gjysmën e dytë të marsit, si rrjedhojë e COVID-19. Rënia e konsumit të energjisë nga bizneset është një tregues indirekt i efektit që ka pasur kriza në ecurinë e kompanive prodhuese dhe atyre eksportuese. Efektin për tremujorin e ka dhënë muaji mars. 

 

Sipas të dhënave të tjera të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), vetëm në mars, konsumi i bizneseve shënoi një tkurrje prej 24%. Në të kundërt, konsumi i familjarëve që u detyruan të mbyllen në shtëpi u rrit me 3.3% për tremujorin e parë 2020, në raport me janar-mars 2019. Familjet konsumuan 55% të totalit të energjisë në tremujorin e parë 2020, kundrejt rreth 53% në të njëjtën periudhë të një viti më parë. 

 

Sipas INSTAT, përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në tremujorin e parë të vitit 2020, u ul me 1,5 % duke arritur vlerën 1.544 GWh nga 1.567 GWh që ishte në tremujorin e parë të vitit 2019. Ndikimin më të madh në uljen e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët e kanë dhënë konsumatorët jo familjarë të cilët kontribuan me -3,2 pikë përqindje, përkundrejt kontributit prej +1,8 pikë përqindje të energjisë së konsumuar nga konsumatorët familjarë./Burimi: Monitor


Më të lexuarat