Secondary Adv

Ulet numri i rasteve me COVID-19 ne vendin tone: Vetem 8 raste pozitive ne 24 ore

Share on Google+

Janë 200 testime dhe 8 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, çka tregon një rënie nga një ditë më parë kur ishin 12 raste. 

 

Për më shumë se 3 javë nuk kemi humbje jete dhe 79% e të prekurve tashmë janë të shëruar. Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik tha sot se situata epidemiologjike e Covid19 në Shqipëri paraqitet e qëndrueshme. Aktualisht në shërbimin infektiv janë 16 pacientë të shtruar dhe vetëm 5 prej tyre në terapi intensive. Fatmirësisht gjatë 3 javëve të fundit nuk kemi asnjë humbje jetë nga Covid19 dhe ky është një indikator që tregon qëndrueshmërinë e këtij shpërthimi epidemik. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 200 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 8 raste. hpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 5 raste në Tiranë, 2 në Durrës dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. 

 

Të shëruar janë 6 qytetarë. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë 989 qytetarë me COVID-19. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar. Në vendin tonë aktualisht janë 175 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar masat e vendosura. Nëse keni shenja të Covid19 telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

 

COVID-19 – Statistika (23 Maj 2020)

Testime totale – 14459

Testime molekulare – 13133

Testime serologjike – 1326

Raste pozitive – 989

Raste të shëruara – 783

Raste Aktive – 175

Humbje jete – 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 62

Durrës 50

Krujë 27

Shkodër 10

Berat 10

 

Kamëz 9

Fier 4

Elbasan 1

Mirditë 1

Korçë 1/Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat