Secondary Adv

Bizneset me xhiro deri ne 10 mln leke pa TVSH: Ne korrik prezantohet amnistia fiskale

Share on Google+

Me vendim të Ministrisë së Financave përjashtohen bizneset e vogla nga pagesa e tatimit fitimit dhe të TVSH-së. 

 

Për 10 vitet e ardhshme bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë nuk do të paguajnë tatim-fitim, ndërsa sa i takon TVSH-së pragu i ri do të jetë 10 milionë lekë. Fillimisht kryeministri premtoi heqje totale për bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë, por ekspertët ofruan një tjetër zgjidhje. Ministrja e Financave Anila Denaj tha se vendimi hyn në fuqi këtë vit. “Biznesi i vogël për 10 vitet e ardhshme nuk do të ketë tatim fitimi dhe pragu i TVSH është rritur nga 2 milionë në 10 milionë lekë xhiro në vit. 

 

Pra biznesi i vogël duke filluar nga ky vit nuk do të mund të paguajë asgjë për pushtetin qendror”, shpjegoi Denaj. Teksa zhvilloi një takim me kryetarin e Bashkisë me në fokus problematikat e biznesit, ministrja foli edhe për amnistinë fiskale, si një mundësi e bizneseve për të hequr bilancet e dyfishta dhe për të formalizuar aktivitetin e tyre. Jashtë vëmendjes nuk ka qenë as situata e pandemisë, ku ministrja tha se nuk do të ketë një paketë të tretë pagash por po shikohen mundësitë për ri-punësimin e qytetarëve dhe dhënien e granteve për bizneset./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat