Secondary Adv

Ulja e tarifave roaming: Nga 1 korriku nis faza e dyte, thirrje me te lira hyrese

Share on Google+

Më datë 1 korrik, do të hyjë në fuqi faza e dytë e uljes së tarifave roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor. 

 

Kjo fazë parashikon uljen e tarifës së thirrjeve hyrëse në nivelin 3.75 lekë minutë, nga afërsisht 6 lekë që është kufiri tavan aktualisht. Çmimet tavan për shërbimet e tjera do të qëndrojnë të pandryshuara, me përjashtim të korrektimeve të vogla për efekt të kursit të këmbimit. Tarifa maksimale për thirrjet dalëse në roaming, përfshi TVSH-në, do të jetë 28.5 lekë për minutë, për mesazhet e shkruara rreth 9 lekë për njësi, ndërsa për internetin 26.37 lekë për megabyte. Mesazhet e shkruara hyrëse do të vazhdojnë të jenë falas. 

 

Në 1 korrik gjithashtu do të hyjë një fuqi faza e dytë e uljes së tarifave me shumicë për transmetimin e të dhënave në roaming, çka mund të krijojë hapësirë për më shumë konkurrencë mes oeprëtorëve në ofrimin e çmimeve edhe më të lira se tavani i miratuar nga AKEP. Përgjithësisht, gjatë vitit të parë operatorët kanë ofruar edhe tarifa më të ulëta të shërbimeve sesa kufijtë maksimalë të miratuar nga AKEP, në varësi të paketave dhe planeve tarifore roaming. Ulja e tarifave roaming nisi në 1 korrik të vitit të kaluar, falë një marrëveshje mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, me ndërmjetësinë e Komisionit Europian. 

 

Marrëveshja u nënshkrua në prill 2019, në samitin dixhital të Beogradit dhe palë në të janë Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina. Faza e dytë e uljes së tarifave roaming do të zgjasë një vit, ndërsa duke filluar nga 1 korriku 2021 të gjitha tarifat shtesë do të hiqen dhe përdoruesit do të paguajnë edhe në roaming tarifa të njëjta me ato kombëtare./Burimi: Scan


Më të lexuarat