Secondary Adv

Bizneset amerikane bejne thirrje: Te rishikohet tatimi mbi pagat, na kufizon ne punesim

Share on Google+

Ndërsa klima e biznesit shihet në përkeqësim gjatë 2019, nga sipërmarrjet amerikane qeverisë i propozohen disa masa konkrete për të ndryshuar këtë trend negativ.

 

Kështu, në indeksin e biznesit 2019 të publikuar një ditë më parë nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, anëtarët sugjerojnë që qeveria të rishikojë politikën tatimore mbi të ardhurat personale sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi niveli i taksave është shumë i lartë. Në këtë pikë, siparmarrjet argumentojnë se, rritja e taksës mbi të ardhurat personale ka dëmtuar konsumin dhe ka rritur presionin për të qenë shumë të kujdesshëm dhe të kufizuar në punësimin e stafit shumë të kualifikuar, kryesisht në pozitat mbikëqyrëse dhe menaxheriale dhe për shkak të kostove më të larta biznesi po përjeton raste të humbjes së personelit të kualifikuar pasi kërkesa nga jashtë po rritet.

 

Propozohet gjithashtu që për industri të pazhvilluara në vend të ofrohen paketa pa taksa në mënyrë të të tërhiqen investitorë të rinj, të rritet punësimi, të kualifikohet stafi lokal dhe të shmanget emigracioni. Bizneset amerikane kërkojnë nga qeveria që të mbështeten investimet e ndërmarrjeve të huaja, të dëgjohen grupet e interesit për për ndryshimin e ligjeve dhe të reduktohen pengesat burokratike. Ndërsa lufta ndaj korrupsionit, transparenca, konkurrenca e lirë, të dejtat e pronësisë, reforma në drejtësi mbeten kërkesa të vazhdueshme./Burimi: Scan


Më të lexuarat