Secondary Adv

Nga sot hyn ne funksion rrjeti energjitik Kosove- Shqiperi, krijon tregun e perbashket

Share on Google+

Kryeministri Edi Rama në nisje të konferencës nga Kosova ka thënë se nga sot hyn në funksion rrjeti i përbashkët energjitik i interkonjeksionit.

 

Ai tha se ky është një lajm i mirë dhe ishte i rëndësishëm që kur filloi, por edhe kur përfundoi edhe pse ishte si një sistem llampash të mbyllura. Kjo linjë e përbashkët do të krijojë një treg të përbashkët të energjisë elektrike mes Kosovës dhe Shqipërisë, një projekt i cili u fillua në 2016 dhe përfundua pikërisht sot sipas Ramës. ”Lajm i mirë hyrja në funksion e rrjetit të përbashkët energjitik dhe të interkonjeksionit. Është i rëndësishëm që kur e filluam, dhe më pas e përfunduam, por ishte një sistem llampash me çelës të mbyllur. Dhe nga sot faktikisht hyn plotësisht në funksion”- tha Rama./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat