Secondary Adv

Qeveria projekt per rrugen e Rinasit: Shume shpejt nis edhe Shengjin-Velipoje

Share on Google+

Në çeljen e garës për projektin madhor të infrastrukturës kombëtare, Milot – Fier, kryeministri Rama premtoi ndërtimin e veprave të tjera infrastrukturore. 

 

Ai tha se në Rinas nuk do të hyet më fshehtas, ndërsa shumë shpejt nis ndërtimi i rrugës Shëngjin-Velipojë. “Nuk do të duhet më të hyhet mçeftas në Rinas se jemi vendi i vetëm në Europë, që shkohet mçeftas, futesh në një kthesë dhe hyn në rrugë fshati, se më parë ishte një shteg fshati. Shumë shpejt do nisim ndërtimin e rrugës Shëngjin-Velipojë, sëbashku me projektin e lidhjes së shkurtër lart me Malin e Zi që do bëjë të mundur edhe nga ana e Shkodrës të vihet në Shqipëri përmes një rruge turistike. Do krijojmë një tjetër perceptim për Shqipërinë, për të gjithë ata që hyjnë në vendin tonë”,- tha Rama. Sa për aksin Milot – Fier, Rama tha se kjo rrugë do të jetë në pjesën e vetë kryesore e aksesuesshme për tre vjet dhe plotësisht për 5 vjet./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat