Secondary Adv

Analiza e BSH: Shqiperia humbi 17 mije vende pune, sektori bankar i shendetshem

Share on Google+

Gjatë kohës së pandemisë Shqipëria ka humbur 17 mijë vende pune, ndërsa ekonomia pësoi tkurrje me 2.52%. 

 

Pavarësisht kësaj, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko bëri të ditur se sektori bankar mbetet i shëndetshëm. "Ekonomia ka qenë nën efektin e fortë të pandemisë në tremujorin e dytë. Reduktimi i kërkesës kanë sjellë rënie të prodhimit dhe rritje të papunësisë. Sektori banker mbetet i shëndetshëm. Hapja e ekonomisë dhe ambienti i qëndrueshëm krijojnë premise për të pasur rritje në vijim. Miksi aktual i politikave fiskale dhe monetare është i duhur. Sipas të dhënave ekonomia u tkurr me 2.52%. 

 

Ekonomia humbi 17 mijë vende pune gjatë pandemisë", deklaroi guvernatori Sejko. Sipas Sejkos, goditja kanë pësuar edhe eksporti, ndërsa ekonomia pritet të shënojë rënie gjatë viti 2020 dhe pritet të përmirësohet në vitin 2021. "Goditja e pandemisë është forcuar edhe më tej dhe tregtia apo eksporti u tkurr me 33%. Të ardhurat buxhetore u tkurrën me 30% në tremujor duke reflektuar rënie të konsumit. Ekonomia pritet të shënoi një rënie të madhe në vitin 2020. Aktiviteti ekonomik pritet të shënojë pikun negative në tremujorin e dytë. 

 

Inflacioni pritet të qëndroj pranë niveleve aktuale. Bankat kanë rritur kreditimin për bizneset duke i mbështetur me likuiditet për përballimin e krizës. Madje bankat kanë marrë përsipër edhe goditjet mbi supe duke dhënë kredi", tha Sejko. Guvernatori bëri të ditur se paketat e deritanishme kanë ndihmuar në efektet e krizës. "BSH pret rishikim të buxhetit dhe të rritet deficiti fiskal. Rritja e borxhit është komponent i pranueshëm për të kapërcyer pasojat e pandemisë.  Politika monetare do të mbetet lehtësuese, por balanca e rreziqeve është në fuqi dhe ndikohet nga rikthimi i valës së dytë të pandemisë", u shpreh Sejko./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat