Secondary Adv

Greqia nuk hap kufijte me Shqiperine edhe per 2 jave: Ja kush lejohet te kaloje

Share on Google+

Data shënon 2 korrik dhe kufijtë tokësor me shtetin grek vazhdojnë të jenë të mbyllur. 

 

Në doganën e Kakavijës kalojnë vetëm shtetasit me pasaportë greke dhe shqiptarët me leje qëndrimi në Greqi. Në këtë kategori hyjnë edhe minoritarët. Vendimet e qeverisë greke kanë qenë kontradiktore ditët e fundit, por tashmë është fakt se kufiri do të vijojë të jetë i mbyllur së paku edhe dy javë. Mes personave të ndaluar sot në doganën e Kakavijës ishte edhe një zyrtar i Malit të Zi që po kalonte tranzit nga Shqipëria. Ai nuk u lejua të hynte në shtetin grek edhe pse kishte marrë një bar-cod përmes aplikimit online. Në deklaratën e lëshuar nga ambasada greke pak ditë më parë thuhet se lejohen fluturimet drejt aeroportit të Athinës, por nuk lejohet hyrja e personave nga Shqipëria për në Greqi përmes linjave detare dhe rrugore./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat