Secondary Adv

Mbyllja e kufijve te BE- Manastirliu: Pritet nje tjeter vleresim per Shqiperine

Share on Google+

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Manastirliu ka deklaruar se BE ka përdorur vetëm kriterin epidemiologjik të situatës në dy javët e fundit për hapjen e kufijve.

 

Manastirliu u shpreh se pas dy javësh BE do të bëjë një tjetër vlerësim. “Eshtë një vendim që do të vlerësohet sërish dy jave më pas. Vlerësimi që eshte bërë, është një kriter puro epidemiologjik. Kriteri që Europa ka vendosur numrin e rasteve të prekura për 100 mijë banor në dy javët e fundit”, tha Manastirliu. Sipas ministres Manastirliu, rritja e rasteve erdhi pasi në momentin e hapjes pati një relaksim nga ana e qytetarëve./Burimi: Lexo.al


Më të lexuarat