Secondary Adv

Gjermania vendos Shqiperine ne listen e kuqe: Kush e viziton karantine 14 ditore

Share on Google+

Gjermania është e prerë që deri më 31 gusht të mos lejojë askënd që viziton Shqipërinë që të hyjë në territorin e saj. 

 

Ose më saktë, ata të cilët do të vizitojnë Shqipërinë gjatë kësaj periudhe kohore, kur të kthehen në Gjermani do të duhet të hyjnë në karantinë 14 ditore. Këtë gjë e ka njoftuar vetë ambasada gjermane në vendin tonë. “Shqipëria kategorizohet aktualisht nga institucionet kompetente shëndetësore gjermane si rajon me rrezikshmëri për shkak të situatës epidemiologjike të Covid-19”-thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane. “Ju lutemi të merrni në konsideratë që në Shqipëri nuk garantohet një kujdes shëndetësor sipas standardeve gjermane, ndër të tjera ekzistojnë mundësi të kufizuara të testimit për Covid-19”-vijon  më tej qëndrimi i ambasadës gjermane. 

 

Në rast kthimi, karantinë 14-ditore: Nëse jeni duke udhëtuar nga Shqipëria për në Gjermani – me rrugë ajrore apo tokësore me autobus ose automjete private – jeni të detyruar që menjëherë pas kthimit të lajmëroni institucionin kompetent shëndetësor në vendin tuaj të banimit/qëndrimit në Gjermani dhe t’i nënshtroheni një vetë-izolimi/karantine shtëpiake prej 14 ditësh. Detyrimi për karantinë shtëpiake/vetë-izolim vlen për të gjithë nënshtetasit (edhe për ata gjermanë) dhe pavarësisht qëllimit të udhëtimit. “Në dijeninë e Ambasadës Gjermane, në Shqipëri aktualisht nuk ka laboratore, të cilët kryejnë në varësi të dëshirës teste për Covid-19”-mbyllet njoftimi i ambasadës./Burimi: Scan


Më të lexuarat