Secondary Adv

Hapet edhe Bypass-i i Tepelenes: Drejt restaurimit ura e Ali Pashes

Share on Google+

Kryeministri Rama ka marrë pjesë në inaugurimin e Bypass-it të Tepelenës 1.8 km që lidh segmentet rrugore Levan- Tepelenë dhe Tepelenë- Gjirokastër- Kakavijë.

 

Rama thotë se me këtë investim i hapet rrugë Tepelenës turistike si dhe një hapësirë të re lëvizjeje për këmbësorët. Ministrja Balluku ka bërë me dije se në kuadër të investimeve në Tepelenë por rikontstruktohet edhe ura e Ali Pashës që është monument kulture por rrezikonte të binte për shkak të njërës këmbë. Kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi ka shtuar se me këto investime po bëhet realitet ëndrra e të parëve pasi këto s’janë parë prej shekujsh dhe Tepelena tashmë me investimet në infrastrukturës rrugore del për 50 kilometra në bregdet. Më tej ata theksojnë se ky Bypass i hap rrugë edhe ekspozimit turistik të Kalasë së Ali Pashës në Tepelenë që Rama e konsideron se dikur ishte një xhep fallco. 

 

STATUSI NGA EDI RAMA

Hapet bypass-i i Tepelenës dhe kjo vepër tjetër e rëndësishme e infrastrukturës kombëtare vihet në shërbim të qytetarëve e të sipërmarrjes. I trashëguar ndër dekada si një shteg buzë kalasë së Ali Pashës, sot segmenti që lidh dy segmentet e rëndësishme rrugore, Levan-Tepelenë dhe Tepelenë -Gjirokastër-Kakavijë, ofron dhe një panoramë fantastike për udhëtarët, si edhe një hapësirë të re lëvizjeje për këmbësorët, duke e fuqizuar më tej ofertën e Tepelenës turistike./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat