Secondary Adv

121 mln euro buxheti per pagat: Cdo vit rritje graduale per administraten

Share on Google+

Qeveria parashikon që në tre vitet e ardhshme të rrisë pagat për administratën publike me një buxhet në total prej 15 miliardë lekësh apo rreth 121 milionë eurosh. 

 

Në kuadrin makroekonomik fiskal parashikohet një fond i veçantë për politika të reja pagash për vitet 2021-2023, ku për secilin vit do të shpenzohen 5 miliardë lekë. Me rritjen graduale të pagave, qeveria synon të stimulojë të ardhurat reale të disponueshme të individëve, duke krijuar efektin e raundit të dytë në nxitjen e konsumit, si dhe duke intensifikuar prirjen e konsumatorëve për financimin e mëtejshëm të konsumit nëpërmjet një kredi-marrje më të lartë.

 

Po ashtu, në kuadrin markoekonomik fiskal, kredimarrja për konsum parashikohet të nxitet nga përmirësimi i kushteve financiare të individëve, ashtu edhe nga lehtësimi i pritshëm i standardeve të huadhënies nga sistemi bankar në periudhën afatmesme, pas kapërcimit të efektit negativ nga goditja e pandemisë. Po ashtu, sa i takon indeksimit të pensioneve të pleqërisë, fondi i vënë në dispozicion për tre vitet e ardhshme parashikohet në rritje graduale në 3.1 miliardë lekë deri në 2023-shin, nga 2.1 miliard lekë që u akorduan gjatë këtij viti./Burimi: Scan


Më të lexuarat