Secondary Adv

Shtyhet afati i aplikimit per garancine sovrane: 3 skema per nxitjen e punesimit

Share on Google+

Shtyhet afati për aplikimin për garancitë sovrane për bizneset që duan të aplikojnë për të përftuar kredi, duke marrë parasysh situatën me pandeminë.

 

Lajmi është bërë i ditur nga ministria Anila Denaj në një intervistë për ‘News24’ pohoi se ky afat është shtyrë deri në muajin gusht. Po ashtu ajo pohoi se qeveria ka miratuar 3 skema për të nxitur punësimin në vend. “Kur ky prag është ulur, numri i bizneseve ka qenë më i vogël. Pragu i TVSH është kërkuar që të rritet, dhe atë e realizuam. Të gjithë bizneset që nuk do të paguajnë tatim fitim nën 14 mln lekë, janë 30 mijë. Objektivi duhet të shkojë tek biznesi i vogël dhe jo tek bizneset e mesme, që hiqen për të vegjël. Kemi vendosur shtyrje deri në shtator, per bizneset qe duan te aplikojne për garanci sovrane. Ishte deri ne 2 gusht Ne dje në mbledhjen e qeverisë aprovuam një vendim dhe skemë për bizneset. Kemi folur për punësimin. 

 

Kemi diskutuar se kush do të ishin ato skema që do të nxiteshin dhe nga qeveria për punësim brenda vitit. Kemi injektuar para dhe likuiditet qoftë me garanci sovrane. Kemi menduar 3 skema, ajo do jetë duke u zbardhur. Skema e parë; skemë punësimi 4 mujore, minimumi i mundshëm. Ku në rast se realizohet 4 muaj përsëri, 2 muaj në një formë pagese të reflektuar nga një pagë minimale, do të rimbursohet nga shteti. Skema e dytë është minimumi 8 muaj, ku subvencioni nga shteti për pagesën, bëhet me 4 paga. Dhe skema e trete, me 6 paga.”, tha Denaj./Burimi. Balkanweb


Më të lexuarat