Secondary Adv

Sektoret qe ushqejne punesimin - Bujqesia e para, industrite e renda ne fund

Share on Google+

Pavarësisht se bujqësia e ka humbur interesin gjatë viteve të fundit për shkak të migrimit të popullsisë drejt qendrave urbane, emigracionit apo të ardhurave jo të larta, sërish mbetet sektori që kryeson punësimin.

Sipas të anketës së forcës së punës të INSTAT, nga afro 1.2 milionë të punësuar në të gjithë vendin, 36.4 për qind prej tyre janë në sektorin bujqësor.

 

Në vendin e dytë renditet tregtia, transporti, hoteleri, shërbime të biznesit dhe administrative me 27.2 për qind, të ndjekur nga administrimi publik, shërbimet Sociale, dhe aktivitete e shërbime të tjera me 16.3 për qind. Sektori i prodhimit, zë një pjesë të konsiderueshme me 10.9 për qind,  ku kompani të shumta kanë qindra individë të punësuar, edhe pse pagat jo gjithnjë janë të kënaqshme.

 

Kjo industri dhe kryesisht ajo me material porositësi kanë njohur zhvillim dhe zgjerim të konsiderueshëm gjatë viteve të fundit. Ndërtimi zë afro 7 për qind, dhe kjo lidhet edhe me zhvillimin që ka pasur kjo industri dhe kërkesën e lartë për akomodim e shërbime. Ndërsa vendin e fundit e zë, industria nxjerrëse, energji, gaz dhe furnizimi me ujë. Elisabeta Dosku / SCAN


Më të lexuarat