Secondary Adv

U demtua nga termeti: Nis puna per restaurimin e Kalase se Krujes

Share on Google+

Kryeministri Edi Rama ishte këtë pasdite në Kalanë e Krujës, ku tha se kanë nisur ndërhyrjet për restaurimin pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

 

Mes të tjerash, Rama theksoi se paketa e shpëtimit të monumenteve do të ngrejë cilësinë e hapësirave të Trashëgimisë Kulturore. “Në Kalanë e Krujës ku kanë nisur ndërhyrjet shpëtuese dhe restaurimet pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit. Paketa e shpëtimit të monumenteve të dëmtuara, e cila financohet nga Bashkimi Europian dhe donatorë të përveçëm, do të ngrejë cilësinë e hapësirave të Trashëgimisë Kulturore, për t’i bërë ato më të vizitueshme dhe më të qëndrueshme edhe financiarisht🇦🇱🇪🇺”, shruan Rama./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat