Secondary Adv

Bota ne pragun e 30 mln rasteve me Covid- OBSH: Ende ne fillimin e pandemise

Share on Google+

Pandemia ka vrarë të paktën 933,280 njerëz në të gjithë botën që nga fundi i dhjetorit dhe pothuajse janë diagnostikuar 29.5 mln raste të infeksioneve.

 

Shtetet e Bashkuara janë vendi që ka pësuar më së shumti dëme nga Covid, me 195,765 vdekje dhe që nga Brazili përsa i përket numrit të viktimavë me 133,119,  India (82,066), Meksika (71,049) dhe Mbretëria e Bashkuar (41,664). 

India tejkalon 5 milion raste

Në vendin e madh aziatik, infeksionet kanë tejkaluar pesë milion, saktësisht 5,020,359. Viktimat e konfirmuara janë 82,066. 

 

Jemi në fillim të pandemisë

"Eshtë shumë më keq se çdo trillim shkencor pandemik. Situata është shumë serioze dhe ne nuk jemi as në gjysmë të rrugës, jemi akoma në fillim të pandemisë." - Kjo u deklarua nga i dërguari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, David Navarro, gjatë një seance në parlament në Mbretërinë e Bashkuar./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat