Secondary Adv

Covid ne Ballkan: Ja vendet qe po shohin rritje te rasteve

Share on Google+

Pandemia e shkaktuar nga infeksioni i koronavirusit vazhdon të mbajë të mbërthyer Rumaninë.

 

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 1713 raste të reja të prekur nga Covid, dhe 49 viktima, teksa numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën prej fillimit të pandemisë është rritur në 4285, kurse totali i infeksioneve ka shkuar në 107 011 gjithashtu janë shëruar edhe mbi 43 mijë pacientë. Kroacia ka raportuar për 280 raste të reja infeksioni dhe 6 viktima Covid.

 

Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të prekurve që prej fillimit të pandemisë është rritur në 14029 kurse totali i vdekjeve ka shkuar në 236. Gjithashtu janë shëruar edhe 11700 pacientë. Mali zi raportoi dje për 161 raste pozitive dhe 2 viktima Covid, për një total prej 7061 të prekurish nga infeksioni dhe 123 vdekje që prej fillimit të pandemisë. Sllovenia ka raportuar sot për 135 raste të reja infeksioni dhe asnjë viktimë. Totali i të prekurve është rritur në 3954 kurse vdekjet raportohet të jenë 135./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat