Secondary Adv

Bien te ardhurat nga tatimi mbi fitimin: Ja sa eshte humbja krahasuar me 1 vit me pare

Share on Google+

Të ardhurat e realizuara në buxhetin e shtetit nga tatimi mbi fitimin, gjatë periudhës janar-gusht të vitit 2020 rezultuan rreth 17.6 miliardë lekë. 

 

Sipas treguesve fiskalë të buxhetit, publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, të ardhurat e mbledhura në 8-mujorin e këtij viti rezultojnë 28.4% më pak se një vit më parë dhe 1.4% më pak se plani i këtij viti për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19. Qeveria shqiptare miratoi së fundmi ndryshime në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, sipas të cilit zerohet tatimfitimi për biznesin me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë. Nga kjo lehtësi do të përfitojnë 12 257 subjekte ndërsa efekti në buxhet llogaritet rreth 680 milionë lekë. “Këto të ardhura që do t’i mungojnë buxhetit do të ndihmojnë biznesin për t’u rimëkëmbur në këtë periudhë“, deklaroi zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Vasilika Vjero gjatë prezantimit të ndryshimeve të ligjit në Komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave./Burimi: Lexo.al


Më të lexuarat