Secondary Adv

Perkeqesohet situata me Covid ne Ballkan: Ja vendet ku rastet rriten ndjeshem

Share on Google+

Pandemia e shkaktuar nga infeksioni i koronavirusit vazhdon të mbajë të mbërthyer Rumaninë.

 

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 808 raste të reja të prekur nga Covid, dhe 23 viktima, teksa numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën prej fillimit të pandemisë është rritur në 4458, kurse totali i infeksioneve ka shkuar në 113 589. Kroacia ka raportuar për 70 raste të reja infeksioni dhe 5 viktima Covid. Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të prekurve që prej fillimit të pandemisë është rritur në 14992 kurse totali i vdekjeve 253. 

 

Gjithashtu janë shëruar edhe 12 753 pacientë. Mali Zi raportoi dje për 714 raste pozitive dhe 2 viktima Covid, për një total prej 8612 të prekurish nga infeksioni dhe 136 vdekje që prej fillimit të pandemisë. Sllovenia ka raportuar sot për 80 raste të reja infeksioni dhe 0 viktima. Totali i të prekurve është rritur në 4470 kurse vdekjet raportohet të jenë 142./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat