Secondary Adv

700 mije ndertesa do kontrollohen per sigurine: Ja metoda dhe kur nis procesi

Share on Google+

Drejtori i Institutit të Ndërtimit Agron Hysenlliu thotë se bilancet e dëmeve të 21 shtatorit nuk janë të plota.

 

Hysenlliu ka shpjeguar për Report TV metodën që do të ndiqet për kontrollin teknik të banesave. “Instituti ka marrë një nismë të madhe duke nënshkruar një kontratë me një firmë italiane dhe universitetin politikenik të Milanos dhe po çojmë 12 persona për specializim që do të kryejnë provat me “oushilim” që e quajmë ne, prova që janë ndërhyrje të reja që kryhen në të gjithë botën pasi nuk janë prova pa shkatërrim.  Provat pa shkatërrim kërkojnë kohëzgjatje dhe mund të zgjasë deri në 1 vit e gjysmë. 

 

Ndërsa provat me “oushilim” zgjat 1 deri në 3 ditë”, thotë ai. Janë 700 mijë banesa që do ti nënshtrohen kontrollit, dhe procesi do të përfundojë brenda 18 muajsh. “Kjo konsiston që aparaturat që janë sot moderne stimulojnë një tërmet duke vendosur sensorët përkatës në të gjithë objektin dhe stimulohet tërmeti për të parë se ku objekti I ka problemet më të mëdha. Vetë kompjuterët që kanë këto makineri japin performancën, kapacitetet mbajtëse të objektit dhe në këtë drejtim japin nëse mund të riparohet apo jo ky objekt", u shpreh Hysenlliu.

 

Do bëhet në objektet e ndërtuara?

"Ne kemi ngritur grupin që do trajnohet 10 ditë në Milano. Sapo të trajnohen do të certifikohen në MCE do të blihen makineritë dhe besoj në shkurt ne do të kemi gati këtë lloj shërbimi për qytetarët dhe 700 mijë banesa në vend ne mund ta kryejmë për 1 vit ose 1 vit e gjysmë. Ndërsa me metodën klasike mund të na duhen 10 ose 15 vjet.  Edhe kontrolli që iu duhet bërë objekteve të reja përsa i përket betoneve deri në vepër”, shpjegon Hysenlliu./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat