Secondary Adv

Kufizime te reja ne Itali: Synohet rikthim i shtetrrethimit dhe mesim ne distance

Share on Google+

Të shqetësuar nga situata epidemiologjike në Francë, kryeministri italian po mundohet të shmangë një izolim të dytë, i cili do të kishte pasoja të rënda për vendin.

 

Rikthimi i shtetrrethimit pas orës 22;00 në vend dhe rifillimi i mësimit në distancë në shkollat ​​e mesme, janë dy temat qendrore në lidhje me të cilat qeveria italiane synon të arrijë një marrëveshje me guvernatorët. Me anë të një postimi në Twitter kryeministri italian Giuseppe Conte u bëri thirrje italianëve: "Të respektojmë dispozitat e reja, të ndjekim rekomandimet sepse kështu i shërbejmë vendit tonë". Fjalët  e Conte tregojnë shqetësimin e tij për përhapjen e infeksioneve dhe për pamjaftueshmërinë e masave të marra për të shmangur më të keqen, e cila për Conte është një tjetër bllokim kombëtar. Conte në mbledhjet e Këshillit Evropian përsëriti: "Mbyllja e gjithçkaje do të ishte shumë e dëmshme, në një kohë që ekonomia po tregonte shenjat e para të rimëkëmbjes".

 

Conte është kundër një masa të tillë dhe thekson se duhet të presim dy ose tre javë për të kuptuar efektet e masave aktuale, nga përdorimi i maskave në ambjente të jashtme apo kufizimi i numrit të vizitorëve në 6 persona në shtëpi. Kryeministri ishte megjithatë ishte dakord në marrjen e masave të tjera kufizuese, sipas linjave të miratuara në Francë. Nga tani deri nesër, kur mblidhet Këshilli i Ministrave, një dispozitë e re mund të kërkojë që duke nisur nga ora 21-22 bare, restorante dhe institucione të tjera publike të mbyllin dyert, me kontrolle të përforcuara dhe gjobitje për ata që nuk i respektojnë rregullat.

 

Një tjetër masë që mund të merret, nëse të gjitha palët bien dakord është për vazhdimin e mësimit online për shkollat e mesme, gjë për të cilën ka pasur kundërshti të mëdha. Sipas dekretit të fundit, guvernatorët e rajoneve nuk mund të lirojnë masat, por ato mund t'i forcojnë ato. Ndërkoë që qeveria rekomandon që të vazhdohet me mbyllje të përqendruara vetëm në zonat e kuqe. Sapo Conte të kthehet nga Brukseli ai do të shohë krerët e delegacioneve të partisë dhe do të vendosë mbi masat e reja kufizuese. Palestrat, sallonet e bukurisë, kinematë, teatrot dhe sportet themelore janë aktivitetet të cilat rrezikohen më së shumti./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat