Secondary Adv

Skema e pensioneve: Rriten perfituesit, ja fatura e perllogaritur ne 3 vitet e ardhshme

Share on Google+

Qëndrueshmëria e skemës së pensioneve mbetet vulnerabël prej rritjes së shpejtë të numrit të pensionistëve dhe rënien e fuqisë punëtore.

 

Ministria e Financave përllogarit që për tre vitet në vijim 2021-2023, numri i përfituesve nga skema e pensioneve do të zgjerohet me 6.5 për qind. Në total 48 mijë pensionistë do t’i shtohen skemës për trajtimin e të cilëve nevojiten edhe 13 miliardë lekë ose 105 milionë euro. Në vitin 2023 skema e pensioneve do të ketë gjithsej 792 përfitues nga 744 që ka aktualisht. Shpenzime të tjera nevojiten për indeksimin e pensioneve me inflacionin me një mesatare rreth 2.5% në vit. Për përballimin e kësaj fature përgjatë tre viteve nevojiten 8.1 miliardë lekë ose 70 milionë euro.

 

Skemës publike të pensioneve i nevojiten edhe 175 milionë euro në tre vitet në vijim për të përballuar pagesën e pensioneve të reja dhe rritjen e atyre ekzistuese. Ndërkohë numri mesatar i kontribuuesve në skemën e sigurimeve shoqërore parashikohet mbi 820 mijë persona me një rritje në masën 4% më shumë se i pritshmi i vitit 2020. Shkalla e mbulimit të popullsisë në moshë punë (kontribuues/popullsi në moshë pune) do të jetë mbi 43%. Pjesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore ndaj totalit të fondeve të alokuara për skemat e sigurimeve shoqërore do të arrijë të mbulojë mesatarisht rreth 65.8% të totalit dhe pjesa tjetër do të financohet nga buxheti i shtetit.

 

Në total shpenzimet e skemës publike të pensioneve duke përfshirë edhe shpenzimet administrative arrijnë vitin që vjen 143, miliardë lekë shumë kjo e barabartë me 1,1 miliardë euro. Por ndërkohe që fatura për pagesën e pensioneve po ritet me ritme të shpejta, nga ana tjetër të ardhurat buxhetore kanë pësuar goditje nga pandemia Covid -19. Deri në fund të shtatorit të ardhurat faktike kishin rënë me 35 miliardë lekë./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat