Secondary Adv

ARRSH hap tenderin: 393 milione leke per ndertimin e rruges ne Tepelene

Share on Google+

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur tenderin me fondin 393.3 milionë lekë për ndërtim të rrugës Dukaj – Sinanaj në Tepelenë.

 

Segmenti rrugor qe propozohet fillon në hyrje të fshatit Salari dhe përfundon qendrën e fshatit Sinanaj, përgjatë rrugës nacionale.“Ky segment rrugor lidh Bashkinë Tepelenë me Bashkinë Vlorë dhe është një rrugë kyçe dhe me lëvizje të konsiderueshme mjetesh” specifikohet më tej në dokumentacionin bashkangjitur tenderit. Sipas projektit, ky variant ndjek trupin e rrugës ekzistuese dhe është vazhdim i segmentit rrugor Dukaj – Salari, rikonstruksioni i së cilës ka përfunduar në gusht të këtij viti. Tenderi i shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik do të qëndrojë i hapur deri më 19 nëntor, ora 12:00./ Burimi: Scan


Më të lexuarat