Secondary Adv

APP gjen shkelje ne disa procedura prokurimi: Masa disiplinore per 57 punonjes

Share on Google+

APP ka verifikuar disa procedura prokurimi të 2018-2020 ku ka konstatuar shkelje duke propozuar gjoba për 62 punonjës dhe masa disiplinore për 57 prej tyre.

 

Sipas APP këta punonjës kanë vepruar në kundërshtim me legjislacionin e prokurimit publik. Marrë shkas nga kjo situatë si dhe me qëllim orientimin e autoriteteve kontraktore në drejtim të zbatimit me rigorozitet të ligjit të prokurimit publik sa i takon hartimit të dokumenteve të tenderit, APP ka bërë disa rekomandime që duhet të mbahen parasysh nga autoritetet kontraktore. Së pari lidhur me kriteret e kualifikimit, APP nënvizon se autoritetet kontraktore duhet të kenë parasysh argumentimin dhe dokumentimin në procesverbale të këtyre kriteteve.“Autoritetet kontraktore duhet të japin arsye konkrete në argumentimin e kritereve të vlerësuara për objektin e prokurimit, në raport me natyrën dhe përmasat e këtij objekti” nënvizon APP.

 

Po kështu sa i takon prokurimit të mallrave të ndryshme në një lot të vetëm APP ka konstatuar se kjo sjell ulje të numrit të operatoreve pjesëmarrës e për rrjedhojë edhe konkurrencën. Ndaj lidhur me këtë është rekomanduar që të bëhet ndarje në lote të veçanta kur mallrat dhe shërbimet janë të ndryshme dhe në numër të larë. APP rekomandon gjithashtu që minimalisht kriteret financiare ekonomike dhe kriteret mbi aftësinë teknike duhet të plotësohen nga operatoret ekonomike, në raport me numrin e loteve ku marrin pjesë.

 

“Në këtë kuptim, nëse operatorët ekonomikë ofertojnë në më shumë se një lot, atëherë ato duhet t’i provojnë autoritetit kontraktor se disponojnë aftësitë teknike dhe gjendjen ekonomike financiare për realizimin e të gjithave objekteve të loteve ku kanë marrë pjesë, nëse ato shpallen fitues. Për këtë qëllim, edhe autoritetet kontraktore duhet të kërkojnë në dokumentet e tenderit që, në rast se, një ofertues konkurron më shumë se në një lot atëherë duhet të disponojë kapacitetetet financiare, ekonomike dhe teknike, për realizimin e të gjitha loteve, ku ato kanë ofertuar” thuhet në dokument. Lidhur me përllogaritjen e fondit limit APP rekomandon që të zbatohen me përpikëri metodologjitë. Po kështu në rastet kur kërkohen certifikata ISO autoritetet kontraktore duhet ta argumentojnë këtë./Burimi: Monitor


Më të lexuarat