Secondary Adv

Rritja e numrit te infektimeve: Cekia rivendos karantinen e detyrueshme

Share on Google+

Republika Çeke ka rivendosur karantinën e detyrueshme në të gjithë vendin, duke u bërë vendi i dytë në Europë që rikthen të njëjtat masa kufizuese si në mars.

 

Vendimi erdhi pas rritjes së të infektuarve me koronavirus. Kryeministri Andrej Babis deklaroi se i vjen shumë keq për marrjen e kësaj mase, por theksoi se nëse ato nuk do të merreshin “sistemi ynë shëndetësor do të shembej midis 7-11 nëntorit”. Masat përfshijnë kufizime në lëvizjen e qytetarëve dhe mbylljen e dyqaneve, qendrave tregtare dhe hoteleve. Ata do të jenë në fuqi të paktën më 3 nëntor. Republika Çeke fillimisht dha një shembull pozitiv me reagimin e saj efektiv dhe të shpejtë në valën e parë të pandemisë, por nuk arriti të mësonte nga përvojat e mëvonshme të vendeve të tjera dhe tani po përballet me pasojat. Pak ditë më parë, Irlanda u bë vendi i parë në Europë që riktheu karantinën totale./Burimi: Exit.al


Më të lexuarat