Secondary Adv

Situata me Covid ne 24 oret e fundit: Shenohet tjeter rekord infektimesh

Share on Google+

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 3 humbje jete një 62 vjeçar dhe një 80 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçare nga Mirdita, me sëmundje bashkëshoqëruese.

 

Nga 1405 testime të kryera ka 302 raste të reja. Po ashtu raportohet për 54 qytetarë të shëruar duke e çuar në 10395 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

173 të prekur në Tiranë e cila cilësohet vatra më e nxehtë e epidemisë,

30 raste në Lushnje, 12 raste në Fier, 10 raste në Gjirokastër,

9 raste në Elbasan, Kavajë, Mirditë, 8 raste në Gramsh,

5 raste në Krujë dhe Librazhd, 

 

4 raste në Has dhe Peqin,

3 raste në Durrës, Korçë, Lezhë, Mat,

2 raste në Përmet, Delvinë, Tepelenë,

1 rast në Pukë, Pogradec, Dibër, Prenjas, Memaliaj, Kolonjë.

 

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 258 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vendosin maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARAS COV2. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

 

COVID-19 – Statistika (22 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 302

Të shëruar ne 24 orë 54

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 1405

 

Testime totale 112,969

Raste pozitive 18250

Raste të shëruara 10395

Raste Aktive 7390

Humbje jete 465

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3653

Durrës 724

Shkodër 494

Fier 487

Korçë 459

Lezhë 369

 

Elbasan 334

Vlorë 285

Berat 217

Kukës 178

Dibër 95

Gjirokastër 95/Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat