Secondary Adv

Zbardhet drafti per Kodin Rrugor: 9-fishohet gjoba per celularin, ja masat e tjera

Share on Google+

10 mijë lekë do të gjobitet kushdo që përdor telefonin teksa drejton mjetin. 

 

Report Tv ka siguruar draftin e kodit rrugor depozituar në parlament dhe pritet të marrë votat e deputetëve. Gjoba për përdorimin e telefonit aktualisht është nga 500 në 1500 lekë dhe 9 fishohet duke shkuar në dhjetë mijë lekë. Një tjetër risi në këtë draft është edhe detyrimi që vendoset ndaj drejtuesve të motomjeteve për të përdorur jelekët dallues apo fosforeshent, 30 minuta pas perëndimit të diellit dhe 30 minuta para lindjes së tij. Kodi ka rritur penalitetet edhe për fenomenin e kthyer në makth kryesish në Tiranë, atë të parkimeve dyshe dhe parkimet e gabuara, veprim që do t'ju çojë në bllokimin e lejes së qarkullimit, e për këtë shkelje gjoba është dyfishuar.

 

Parakalimet e gabuara të konsideruara si shkaktarët e shumë aksidenteve me pasoja fatale për jetën, po ashtu kanë pësuar rritje në penalitetet që do të aplikohen për shkelësit. Sipas draftit gjoba do të jetë 5 deri në 10 mijë lekë, e kush e kryen dy herë brenda vitit këtë shkelje do të marrë dyfishin e gjobës. Me këtë draft i hapet rruga edhe gjobës këshilluese, e cila për shkeljet e lehta do të aplikohet por duke u hedhur në sistem. Në rast se shoferi që do të kapet sërish me shkeljen për të cilën është këshilluar do të ketë gjobën maksimale për shkeljen e konstatuar. Një ditë më parë ministri i brendshëm deklaroi se deri në 2050 parashikohet 0 jetë të humbura nga aksidentet rrugore, ndërsa në planin me 8 pika për 2020 si viti i sigurisë rrugore ai kërkoi të mos ketë tolerim për çdo shkelës./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat