Secondary Adv

Universitetet hapen me 2 Nentor: Ja si do alternohet mesimi mes online dhe auditorit

Share on Google+

Mësimi në universitete do të nisë ditën e hënë më datë 2 nëntor.

 

Kryesisht mësimi do të jetë i alternuar ku shumë prej fakulteteve kanë vendosur të zhvillojnë leksionet online dhe seminaret në auditor. Kjo është një masë për të evituar numrin e lartë të studentëve nëpër auditore dhe ambientet e fakulteteve për të parandaluar dhe përhapjen e koronavirusit. Aktualisht, fakultetet e Juridikut, Ekonomikut, Shkencave Sociale, Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe i Mjekësisë do të zhvillojnë mësim të alternuar. Ndërkohë Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka vendosur që vitet e para Bachelor dhe Master të zhvillojnë mësim në auditor. Për vitet e dyta dhe të treta në këto dy cikle studimi, do të zhvillohen totalisht online./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat