Secondary Adv

Gjermania merr vendimin e menjehershem: Nga e hena vendi ne karantine

Share on Google+

Pas Francës dhe Spanjës dhe Gjermania vendos për të rifutur vendin në karantinë.

 

Vendimi është marrë pak minuta më parë gjatë mbledhjes së kancelares Angela Merkel me drejtuesit e 16 landeve. Karantina do të nisë të hënën, më 2 nëntor. Kjo vjen pas shtimit të rasteve me Covid-19 dhe humbjeve të jetës. Në Gjermani gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 14.964 raste të reja me coronavirus, që është numri më i madh në baza ditore që nga fillimi i epidemisë, ka njoftuar Instituti Robert Koh. Sipas përllogaritjeve, kostoja për një muaj bllokim varion nga 7 deri në 10 miliardë euro.   

 

Në draftin e paraqitur sot masat të cilat presin edhe miratimin e tyre theksohet se:

Shkollat do të vazhdojnë të jenë të hapura.

Do të minimizohen kontaktet dhe udhëtimet turistike po ashtu.

Kinematë, teatrot dhe aktivitetet e tjera do të ndalohen.

Baret do të mbyllen dhe restorantet do të limitohen me shërbime take away. Sallonet e masazheve dhe tatove do të ndalen./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat