Secondary Adv

Ndryshojne licencimet per transportin: Zbardhet udhezimi i ri per kompanite

Share on Google+

Në rast se operatorët e linjave të transportit tërhiqen nga operimi, do zëvendësohen me subjekte të përkohshme me qëllim vazhdimin pa ndërprerje të shërbimit. 

 

Përmes një udhëzimi, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka ndryshuar procedurat licencuese, duke përcaktuar se edhe në rastet e falimentimit apo heqjes së licencës për operatorët ekzistues, autoriteti licencues mund të lidhë një kontratë të përkohshme me një subjekt të licencuar për shërbimin në linjat e rregullta të transportit të udhëtarëve. Udhëzimi saktëson gjithashtu se subjekti mund të ofrojë shërbimin edhe nëpërmjet mjeteve shtesë të marra me qira, ndërkohë që afati i autorizimit vendoset nga autoriteti licencues, në përputhje me kushtet dhe afatet procedurale të pajisjes me autorizim, duke garantuar mbulimin dhe vazhdimin e plotë të shërbimit gjatë kësaj periudhe. 

 

Megjithatë, udhëzimi saktëson se subjekti, i cili do të tërhiqet, ka shpallur falimentimin apo i hiqet licenca, ka detyrimin të mbulojë me shërbim linjën deri në 1 muaj pas njoftimit për tërheqje ose fillimit të procedurave të falimentit, apo marrjes së vendimit për heqjen e licencës, nëse do kërkohet nga autoriteti licencues. Ky ndryshim vjen në një kohë kur operatorët e licencuar për operimin e  linjave të transportit qytetës e ndërqytetës kanë kërkuar mbështetjen e qeverisë për shkak të situatës së vështirë financiare të krijuar nga COVID-19, teksa shpesh herë kanë kërcënuar me ndërprerjen e ofrimit të shërbimit ndaj udhëtarëve. Kjo praktikë u ndoq edhe pak muaj më parë, deri palët arritën një marrëveshje./Burimi: Scan


Më të lexuarat