Secondary Adv

Covid ndan Kosoven ne 3 zona rrezikshmerie: Hyjne ne fuqi masat e reja

Share on Google+

MSH në Kosovë njofton se do jenë në fuqi masat e reja për komunat e vendit, sipas kategorizimit të ri lidhur me numrin e të infektuarve në 100 000 banorë.  

 

MSH në Kosovë njofton se do jenë në fuqi masat e reja për komunat e vendit, sipas kategorizimit të ri lidhur me numrin e të infektuarve në 100 000 banorë, duke u ndarë në zona të kuqe me rrezikshmëri të lartë infektimi ku ndodhen dhe rastet më të larta pozitive, zona të verdha me rrezikshmëri mesatare dhe zona të gjelbra me rrezikshmëri të ulët të rasteve të të infektuarve.

 

Në zonën e kuqe bëjnë pjesë komunat me rrezik të lartë apo komunat me mbi 151 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës. Në këtë zonë janë 18 komuna: Prishtina, Fushë-Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Shtimja, Podujeva, Peja, Ferizaj, Mitrovica e Jugut, Vushtrria, Lipjani, Vitia, Zveçani, Leposaviqi, Zubin Potoku, Mitrovica e Veriut dhe Kamenica. Në komunat me rrezikshmëri të lartë aktiviteti ekonomik do të mbyllet nga ora 19:00 e mbrëmjes deri në orën 5:00 të mëngjesit dhe në këtë orar do të ndalohet edhe lëvizja e lirë me orë policore. Ndalohen hyrje-daljet në këto komuna nga ora 7 deri në orën 5 në mëngjes. Për thyerjen e masave do të ketë ndëshkime me gjobë./Shqiptarja.com


Më të lexuarat