Secondary Adv

Hapet tenderi: Porti i Vlores jepet me koncesion per 35 vite, detajet

MIE ka shpallur tenderin për dhënien me Koncesion/PPP për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e Portit Turistik në Qytetin e Vlorës (Marina Vlorë).

 

Data e hapjes së ofertave është 26 shkurt 2021. Referuar dokumenteve të tenderit, porti konsiderohet të bëhet pjesë e Master Planit të Lungomares në Vlorë e cila do t’i marrë një pjesë të konsiderueshme nga sipërfaqja e portit. Ndërsa Rruga e Re Trans-Ballkanike ose siç quhet ndryshe “Korridori Kulturor”, pjesa e parë e së cilës ka përfunduar, do të shtohet me një segment të dytë që fillon nga rruga ekzistuese për në port.

 

Gjithashtu se fundi nga Qeveria Shqiptare, eshte promovuar edhe projekti i Parkut Publik i shtrirë në hapësirën këmbësore nga rrethrrotullimi i Skelës deri tek porti, ku do të lidhë bulevardin e ri ‘Ismail Qemali’ me Lungomaren. Konstatohet se një pjesë e konsiderueshme e këtij parku shtrihet brenda territorit të Portit të Vlorës. Në dokumentet e tenderit evidentohet se projekt koncesionar/PPP “Për Ndërtimin, Operimin dhe Transferimin e një Porti Turistik në Qytetin e Vlorës” është propozim i pakërkuar i miratuar nga Autoriteti Kontraktues.

 

Porti ‘Marina Vlorë’ parashikohet të ndërtohet në qytetin e Vlorës dhe konkretisht në portin aktual të këtij qyteti. Afati i ekzekutimit të kontratës – 35 vjet. Vlera e investimit e projektit nuk duhet të përllogaritet nga ofertuesit me e vogël se 22 milionë e 725 mijë Euro pa TVSH. Koncesionari do të përballojë shpenzimet e supervizimit të punimeve të ndërtimit. Koncesionari duhet t’i paraqesë Autoritetit Kontraktues të paktën tre propozime për përzgjedhjen e supervizorit. Autoriteti Kontraktues përzgjedh njërin prej supervizorëve të propozuar).

 

Shpjegime për kriteret e përzgjedhjes së fituesit dhe metodologjinë e vlerësimit gjatë procedures konkuruese:

Përmbushje e kritereve teknike

Do të vlerësohet me maksimumin e pikëve teknike ajo ofertë që do të shfaq zgjidhjen teknike me eficente.

Ofertuesi duhet të paraqesë projektin e detajuar ku të përfshihen dhe kriteret teknike për realizimin e portit.

 

Superstruktura është një pjesë e rëndësishme e projektit ku përfshihen dhe godinat e nevojshme për kryerjen e këtij aktiviteti dhe fasilitetet për shërbimet e ndryshme që do t’i ofrohen klientëve të protit gjatë kohës së qëndrimit me mjetet e tyre. Infrastruktura është një komponent tjetër i rëndësishëm e projektit, e cila përbëhet nga pjesa tokësore ujore. Madhësia dhe niveli i tyre përcakton dhe kapacitetin e akostimit dhe nivelin e sigurisë së mjeteve gjatë operimit dhe akostimit në këtë port.

 

Plani i mirëmbajtjes

Zgjidhja e ofertuesit për periodicitetin dhe mënyrën e mirëmbajtjes në mënyrë të tillë që të sigurohet mirëmbajtja dhe garantohen standartet përgjatë gjithë kohës së zhvillimit të projektit.

 

Vlera e “Fee konçensionare”

Është taksa (royalty) që konçesionari i paguan Autoritetit Kontraktues. Ajo do të fillojë të akumulohet që nga momenti i vënies në shfrytezim të portit. Vlera e saj shprehet me përqindje të të ardhurave mujore/vjetore që konçesionari do të krijoj dhe i jep Autoritetit Kontraktues. Tarifa koncesionare minimale do të jetë 2 %, vlerë, e cila do të parashikohet në kontratë si një kusht i panegociueshëm i saj. Mënyra e llogaritjes se pikëve do te jete ne baze te vleres që ofertuesi i jep çdo vit shtetit.

 

Eksperienca në Projektim

Është eksperienca ne projektim i ofertuesit per porte te ngjashme gjate 10 viteve te fundit. Pikët maksimale do ti marrë ofertuesi i cili ka me tepër eksperience ne projektimin e porteve te ngjashme gjate 10 viteve te fundit dhe secili kandidat ofertues vlerësohet me anë të formulës së përcaktuar në Metodologjinë e Vlerësimit.

 

Ndikimi social dhe mjedisor i projektit

Do të vlerësohet me pikët maksimale paraqitja e një plani monitorimi të masave zbutëse në lidhje me ndikimin që shërbimi do të ketë në mjedis (floren, faunën, tokën, ujin, ajrin) si dhe në mikroklimen e ambientit. Ofertuesi duhet të marrë përsipër shmangien ose zbutjen e impakteve sociale duke kryer një vlerësim të tyre duke shpjeguar dhe efektet që do të ketë projekti në komunitetin e zonës rreth Portit dhe një shpjegim se si projekti do ketë një ndikim pozitiv në zhvillimin e zonës. Investime shtëse të parashikuara në ndihmë të infrastruktures së zonës.

 

Koha e ndërtimit dhe e vënies në shfrytëzim të veprës

Është periudha nga çasti kur Kontrata e Konçesionit ka hyrë në fuqi deri në datën e aplikimit nga ana e koncesionarit për shpalljen si port ndërkombëtar me Vendim të Këshillit të Ministrave konform Kodit Detar dhe legjislacionit ne fuqi. Ky afat përmban në total: i) Afatin e llogaritur nga data e hyrjes në fuqi të Kontratës së Konçesionit, që Konçesionarit do t’i duhet për t’u pajisur me të gjitha lejet e nevojshme lidhur me projektin e zbatimit të objektit të Kontratë Konçesionare.

 

(Afati per Aplikimin per lejet e nevojshme eshte jo me shume se 12 muaj. Do te pezullohen te gjitha afatet ne momentin kur koncesionari aplikon prane enteve pergjegjëse për leje dhe licenca.) Afatin nga data kur Konçesionari ka aplikuar për të gjitha lejet e nevojshme për fillimin e punimeve deri në datën e aplikimit per shpalljen port nderkombëtar. Koha e ofruar për ndërtim do të jetë pjesë e Kontratës së Konçesionit. Vlerësimi i këtij kriteri do të realizohet sipas të cilës koha më e shkurtër për ndërtimin e veprës merr pikët maksimale për këtë kriter dhe secili kandidat ofertues vlerësohet me anë të formulës së përcaktuar në Metodologjinë e Vlerësimit.

 

Kërkesat teknike të Projektit

Marina Vlorë duhet të sigurojë një vend-ankorim të mbrojtur, të sigurt, funksional gjatë gjithë vitit për flotat moderne të jahteve. Marina duhet të jetë e aksesueshme gjatë gjithë stinëve dhe duhet të sigurojë një kanal hyrjeje të sigurt dhe të lundrueshëm përveç basenit të mbrojtur.  Marina duhet të akomodojë minimalisht 400 anije. Ankorimet e llojeve të ndryshme tÄ“ anijeve duhet të reflektojnë flotën tipike moderne që pritet të lundrojë në detet Jon dhe Adriatik, duke u mbrojtur gjithashtu kundër ndryshimeve të mundshme në tregje dhe karakteristika të anijeve.

 

Marina duhet të vendosë në dispozicion dhe të mirëmbajë infrastrukturë akomoduese dhe përpunuese për anijet turistike ekzistuese që operojnë aktualisht në Port dhe të konsiderojë rritjen/rënien e mundshme në këtë treg. Duhet të sigurohet një vend për furnizimin me karburant të mjeteve lundruese, i cili të ketë pajisje ekologjike dhe të sigurt gjatë ofrimit të shërbimit.

 

Marina duhet të projektohet duke patur parasysh zhvillimin e qëndrueshëm dhe të synojë arritjen e akreditimeve përkatëse të eko-marinës të promovuara nga industria. Marina duhet të projektohet në përputhje me Standardet Evropiane përkatëse dhe me kodet dhe udhëzimet përkatëse të zbatueshme në dizajnin e industrisë, ku të gjitha këto të jenë të referuara qartë./Burimi: Scan


Më të lexuarat