Secondary Adv

Miratohet vendimi: 522 mln leke per shpronesime ne 4 zona ne Tirane

Miratohen shpronësimet e pronave që preken nga projekti, Rikualifikimi urban i bllokut që kufizohet nga bulevardi Bajram Curri, Petro Nini Luarasi, rruga Taulantia, Ali Demi.

 

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga projekti “Rikualifikimi urban i bllokut që kufizohet nga bulevardi “Bajram Curri”, bulevardi “Petro Nini Luarasi”, rruga “Taulantia”, rruga “Ali Demi”, Tiranë”. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Tiranë. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, do të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, në shumën e përgjithshme prej 522 752 181 (pesëqind e njëzet e dy milionë e shtatëqind e pesëdhjetë e dy mijë e njëqind e tetëdhjetë e një) lekësh.

 

Vlera e përgjithshme e shpronësimit përballohet nga buxheti i Bashkisë Tiranë. Vendimi përcakton se shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit të jetë brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, do të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin për likuidim, certifikatën e pronësisë, kartelën e pasurisë, si dhe hartën treguese të regjistrimit në zyrat e Bashkisë Tiranë./Burimi: SCAN


Më të lexuarat