Secondary Adv

OBSH trondit me deklaraten: Viti i dyte i pandemise me i ashper

Viti i dytë i pandemisë COVID-19, mund të jetë më e ashpër, tha OBSH-ja.

 

Këtë deklaratë të fortë OBSH-ja e ka bërë duke u bazuar në shpejtësinë e përhapjes së virusit në botë, si dhe shfaqjen e variantit të ri të COVID-19. “Viti i dytë i pandemisë do të jetë më i ashpër duke pasur parasysh dinamikën e transmetimit të virusit”, është shprehur Mike Ryan, zyrtari i lartë i urgjencave në OBSH. Sipas të dhënave zyrtarë, javën e kaluar në botë janë raportuar 5 milionë raste të reja infektimesh nga COVID-19.

 

“Pas pushimeve, në disa shtete situata do të përkeqësohet përpara se të përmirësohet”, ka thënë Maria Van Kerkhove, po ashtu pjesë e OBSH-së. Numri total i infektimeve ka shkuar 92.848.561, ndërkohë që numri i viktimave është 1.988.561 në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë. Ndërkohë vaksinimi anti-COVID ka nisur në pjesën më të madhe të vendet dhe pritet që kjo të jeta “drita në fund të tunelit”, për sa i përket situatës epidemiologjike në botë./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat