Secondary Adv

Prezantohet projekti per Syrin e kalter: Kthehet ne destinacion eco-turistik

AKZM synon të kthejë “Syrin e Kaltër” në një destinacion eco-turistik përmes një projekti që së pari do të përqendrohet në infrastrukturën për të aksesuar parkun.

 

Projekti parashikon disa elemente që nisin me rikonstruksionin e rrugës ekzistuese nga degëzimi i rrugës nacionale Gjirokastër – Sarandë deri tek diga ekzistuese ku është vendosur pika e kontrollit dhe biletaria për të hyrë në park.“Kjo ndërhyrje parashikon rikonstruksionin e rrugës ekzistuese me gjerësi 6 metra duke përmirësuar nënshtresat e saj si dhe riveshjen me tapet asfaltobetoni. Rikonstruksioni i rrugës se brendshme ekzistuese të Parkut duke përmirësuar e riparuar nënshtresat e tabanin e rrugës, duke vendosur tombino në vendet ku ka nevojë për shkak të vijave të ujit që e përshkojnë atë.

 

Siç përshkruhet edhe në vizatimet teknike në krah të korsisë së automjeteve janë korsia e biçikletave dhe ajo e këmbësoreve të cilat janë të shtruara me rezinë korsia e vrapimit dhe me asfaltobeton korsia e biçikletave” thuhet në dokumente. Një tjetër element ku do të ndërhyhet është ai për rikonstruksionin e disa pasarelave ekzistuese në brendësi të parkut për ti kthyer ato të përdorshme nga vizitorët. Ndërhyrja konsiston kryesisht në zëvendësimin dhe përforcimin e elementeve metalike të tyre si dhe zevendësimin e dyshemesë me dërrasa në vendet ku është dëmtuar.

 

Projekti parashikon ndërtimin e disa belvederëve ku e para do të jetë në afërsi të burimit të syrit të kaltër, që konsiston në krijimin e një platforme me strukturë mbajtëse metalike të veshur me dysheme druri dhe parmakë xhami, nga ku vizitorët do të mund të shijojnë bukuritë e burimit të Syrit të Kaltër.Tre belvedere të tjera me strukture druri në tre pika të përshtatshme përgjatë shtigjeve që do të hapen (sipas përshkrimeve të mëposhtme), për krijimin e mundësisë së shëtitjeve këmbësore të vizitoreve. Fondi limit për zbatimin e projektit është 108 milionë lekë dhe ofertat nga operatorët mund të dorëzohen deri në 15 shkurt 2021./Burimi: Monitor


Më të lexuarat