Secondary Adv

Makineria me panele diellore, qe ofron internet, energji dhe uje te pijshem

Share on Google+

Kompania “Watly” ka krijuar një makineri me panele diellorë, e cila ruan energjinë elektrike, pastron ujin dhe lidhe me internet banorët që jetojnë për rreth zonës.

 

E quajtur Watly 3.0, ajo është 40 metra e gjatë dhe është projektuar për të gjeneruar 5000 litra ujë çdo ditë për të paktën 15 vjet. Makineria mund të pastrojë ujin nga të gjitha llojet e ndotësve dhe madje të shkripëzojë edhe ujin e oqeanit.

Kompania me zyra në Spanjë dhe Itali, e ka krijuar atë me qëllim për ti ardhur në ndihmë komunitetit në Afrikë. Kështu ajo  plotëson nevojat e tyre më të domosdoshme me anë të një paisje të vetme, e cila nuk dëmton mjedisin dhe nuk krijon lëshimin e gazeve serrë në atmosferë.

Sipas kompanisë kjo makineri mund të prodhoje energji elektrike, të lidhë me internet dhe të furnizojë me ujë të pijshëm më shumë se 3000 banorë, vetëm në sajë të energjisë diellore.


Më të lexuarat