13 ndertesat me arkitekture mahnitese, te dizenjuara nga Zaha Hadid
Arkitektja e njohur Zaha Hadid, e cila ndërroi jetë në fund të marsit në moshën 65 vjeçare, la pas trashëgimi të jashtëzakonshme. Hadid është bërë e njohur me projektet e saj neofuturiste dhe është cilësuar si një pioniere në fushën ku e përqendroi aktivitetin e saj.
Stili i saj është vlerësuar shumë nga bota e arkitekturës, madje është konsideruar si unik. Në vitin 2004, ajo u bë e para femër që fitoi “Pritzker Architecture Prize”, i cili cilësohet si “Nobeli” i arkitekturës.
Disa prej projekteve të saj tashmë janë realizuar dhe kanë hyrë në funksion, ndërsa disa të tjera janë në ndërtim e sipër. Ja cilat janë disa prej tyre.
1. Zyrat qëndrore të portit në Antwerp, Belgjikë
Data e përfundimit: 2016
2. Galeria e Matematikës në Muzeun e Shkencave në Londër
Data e përfundimit: 2016
3. Qendra Kërkimore e naftës e Mbretit Abdullah
Data e përfundimit: 2016
4. Ndërtesa rezidenciale në “520 West 28th Street Nju Jork
Data e përfundimit: 2017
5. Hoteli dhe resorti “City of Dreams” në Macau, Kinë
Data e përfundimit: 2017
6. Kulla rezidenciale “One Thousand Museum” në Miami, Florida
Data e përfundimit: 2018
7. “Esfera” qendra e qytetit në Monterrey, Meksikë
Data e përfundimit: 2018
8. Terminali i aeroportit të Pekinit, Kinë
Data e përfundimit: 2019
9. Ndërtesa “Grace on Coronation”, Australi
Data e përfundimit: E pacaktuar
10. Stadiumi “Al Wakrah” për kupën e botës 2022 në Katar
Data e përfundimit: E pacaktuar
11. Qendra Kulturore Ndërkombëtare “Changsha Meishi” në Kinë
Data e përfundimit: E pacaktuar
12. Sheshi “Eleftheria” në Nikosia, Qipro
Data e përfundimit: E pacaktuar
13. Kulla “Opus” në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe