Secondary Adv

Londer, projekt per ndertimin e nje kulle prej druri 300 meter te larte

Share on Google+

Studiuesit në Universitetin “Cambridge” të Londrës në bashkëpunim një studio arkitektonike kanë propozuar ndërtimin e një kulle prej druri, 300 metër të lartë.

 

E quajtur “Oakwood”, ajo do të ndërtohet në qendër të Londrës dhe do të jetë vendi i të paktën 1.000 njësive të reja të banimit. Si material i ndërtimit të saj është zgjedhur druri, pasi sipas arkitektëve në krahasim me betonin dhe çelikun ai ka disa përparësi të tilla si: është më i shpejtë, ndërtohet më shpejt dhe ndihmon në reduktimin e peshës së përgjithshme të ndërtesave.

Ekipi në Kembrixh nuk është i pari që ka sugjeruar drurin si një alternativë për tu përdorur në vend të çelikut dhe betonit për ndërtimin e strukturave të larta. Aktualisht, ndërtesa më e lartë prej druri në botë është një bllok apartamentësh në Norvegji, 49 metër.

Nëse kulla “Oakwood”, e lartë 300 metër ndërtohet ajo do të jetë e vetmja e këtij lloji mbi Tokë. Të dhënat se kur do të fillojë puna apo sa do të kushtojë ky projekt nuk janë bërë të ditura, pasi ai është ende në një fazë të hershme.


Më të lexuarat